Fondacioni për Lirinë “Fridrih Nauman” (Friedrich Naumann), Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” dhe Instituti për Shkenca Sociale dhe Humanitare – Shkup (ISHSHH), nesër në orën 10, në hotelin “Aleksandar Palas” do të mbajnë një panel diskutimi “Ofrimi i shërbimeve digjitale të krijuara për qytetarët”. Ngjarja gjithashtu mund të ndiqet edhe nëpërmjet Zoom-it.
Ngjarja organizohet në sinergji me projektet e mbështetura nga Fondacioni Fridrih Nauman, “Metamorfozis” dhe ISHSHH. Ai do të kontribuojë në një debat publik dhe ekspert mbi mundësitë për digjitalizimin e vërtetë të shërbimeve, të ofruara nga administrata publike në nivel qendror dhe lokal në Maqedoninë e Veriut dhe do të shërbejë si burim i njohurive kryesore dhe eksperte për palët e interesuara. Do të marrin pjesë zyrtarë qeveritarë dhe ekspertë të shoqërisë civile.
Programi i ngjarjes përbëhet nga prezantimi i shkurtër i dy hulumtimeve, gjegjësisht “Analiza e shërbimeve elektronike në komunat në Republikës së Maqedonisë së Veriut” të përgatitura nga Fondacioni Metamorfozis, dhe “Digjitalizimi si rrugë për administratë të mirëfilltë të orientuar kah qytetarëve: decentralizimi i proceseve si mjet i reformës së përshpejtuar dhe efektive” i përgatitur nga Instituti i Shkencave Sociale dhe Humanitare, pas çka do të ketë diskutim mbi ofrimin e shërbimeve digjitale të krijuara për qytetarët.
Ngjarja është e hapur dhe pritet të marrin pjesë nga përfaqësues të institucioneve, organizatave të shoqërisë civile, media dhe aktorë të tjerë. Gjuha e punës e ngjarjes është maqedonishtja, me përkthim në shqip dhe anglisht.