LSDM-ja e cila pjesën më të madhe të pushtetit qendror dhe lokal e udhëheqë, zyrtarisht ka publikuar të gjithë kandidatët që do të garojnë për pozitën e kryetari të komunës në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17-të tetor të këtij viti, transmeton Portalb.mk.
Kumanovë – Oliver Ilievski
Qendër – Goran Gerasimovski
Gjorçe Petrov – Aleksandar Naumovski
Manastir – Hristo Kondovski
Makedonska Kamenica – Sonja Stamenkova
Shuto Orizare – Asan Ferat
Krivogashtan – Nikolçe Misovski
Strugë – Dimçe Shipinkarovski
Gjevgjeli – Sashko Pockov
Debërc – Igor Krckovski
Çuçer Sandevo – Sashko Komnenoviq
Makedonski Brod – Zhivko Siljanovski
Dolneni – Adnan Xhaferovski
Vrapçishtë – Xhezmi Mamuti
Radovish – Kole Çarkçiev
Kriva Pallanka – Sashko Mitovski
Strumicë – Kostadin Kostadinov
“Të gjithë kandidatët që sot janë publikuar, si dhe ata që deri tani janë publikuar, janë pjesë e ofertës më të mirë të LSDM-së”, deklarojnë nga LSDM-ja, duke theksuar që kryetari i deritanishëm i Kumanovës, Maksim Dimitrievski ka kërkuar vetë të jetë kundër LSDM-së.
LSDM-ja sqaroi që vetëm një kandidat deri tani nuk është zyrtarizuar, ai është kandidati i Koçanit.
“Në komunat tjera do të mbështesim kandidatë të koalicionit tonë me të cilët kemi marrëveshje të përbashkët dhe mbështetje reciproke. Në Gostivar, Dibër, Çair, Saraj, Likovë, Pllasnicë, Bogovinë për shembull LSDM-ja nuk do të nxjerrë kandidatë”, deklarojnë nga LSDM-ja, duke sqaruar që listë për këshilltarë do të ketë në të gjitha komunat.
Ndryshe, Lupço Nikollovski më herët pati publikuar listë e disa kandidatëve për kryetar në disa komuna: Prilep – Goran Sugareski, Sveti Nikollë – Sasho Velkovski, Karposh – Dushko Veskovski, Tetovë – Hendi Alezoviq, Aerodrom – Aleksandar Filipovski, Sopishte – Sasho Stojanovski, Jegunovcë – Darko Bllazhevski, Kavadar – Goran Todorov, Kratovo – Vllatko Bojkovski, Çeshinovë – Goran Kërstev, Zërnovci – Viktor Angellov, Ilinden – Aleksandar Todorovski, Novo Sellë – Xvonko Angellov, Veles – Nenad Kociq, Bërvenicë – Mirko Stojanovski dhe Demir Hisar – Stevçe Mitrevski.
Ai konfirmoi që në Shkup do të garojë me kryetarin aktual, Petre Shilegov.