Lëvizja Besa ka zyrtarizuar kandidaturën e Daut Memishit për të marrë pjesë në garat e 17-të tetorit, për Komunën e Tearcës, transmeton Portalb.mk.
“Në prezencë të strukturës më të lartë të Lëvizjes Besa, kryetarit Bilall Kasami si dhe sekretarëve të partisë, Arjanit Hoxha dhe Adnan Azizi, anëtari i kryesisë qendrore, Arafat Shabani, kryetari aktual i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu u mbajt Kuvendi themelues i degës së Tearcës. Kuvendarët zgjodhën kryetarin e ri të degës, Remzi Bajrami si dhe kryesinë e degës. Kuvendi i kësaj dege me unanimitet vendosi që kandidat për kryetar të komunës të zgjidhet Daut Memishi”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes Besa.
Ndryshe, zgjedhjet lokale në RMV do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, kurse fushata parazgjedhore do të fillojnë 20 ditë para datës së zgjedhjeve.