Site icon PORTALB

Tentim për vrasje ndaj një gostivarasi, ia thejnë dhe veturën

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Mbrëmë pas mesnate, rreth orës 1 e 30 minuta në Gostivar, në rrugën “18 Nëntori” p.n, disa persona të panjohur në tre vetura të ndryshme e kanë sulmuar personin J.I (1990) nga Gostivari i cili ka qenë në veturën e tij “Audi 80” së bashku me personin A.XH (1988) po ashtu nga Gostivari.

Policia e Gostivarit bën me dije se A.XH është dërguar në spital pasi që kishte marrë lëndime në këmbë.

Derisa J.I është drejtuar ka shtëpia e tij, një person i është afruar dhe ka drejtuar pistoletën në drejtim të tij. Në atë moment J.I e ka mbyllur derën e shtëpisë dhe e ka lënduar sulmuesin në fytyrë i cili më pas ka gjuajtur në drejtim të J.I por plumbat nuk e kanë kapur atë. 

Personat e tjerë ia kanë thyer veturën J.I. Policia ka kryer ekspertizën dhe ndërmerr masa për zbardhjen e incidentit. /Portalb

Exit mobile version