Site icon PORTALB

Kosova miratoi disa kufizime të reja për shkak gjendjes së përkeqësuar epidemiologjike

Ilustrim

Pas konsultimit me komunat e vendit, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka vendosur të aplikojë masa të reja kufizuese pas rritjes së infektimeve me COVID-19, raporton EN. Në kuadër të tyre, qytetarët nuk do të lejohen të qarkullojnë nga ora 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

Masat e reja kanë prekur edhe sistemin shkollor. Viti i ri shkollor është vendosur të shtyhet deri më 13 shtator, në varësi të prirjes së pandemisë.

Kufizime do të aplikohen edhe në sektorin e gastronomisë, ku subjektet do të lejohen të punojnë në ambiente të jashtme deri në 21:30 të mbrëmjes.

Drejtor ekzekutiv i Asiciacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, tha për Euronews Albania se në diskutim me ministrin Arben Vitia është rënë dakord që të shtohen 1116 personel në sektorin e shëndetësisë për të bërë menaxhimin e situatës.

Po ashtu është vendosur që deri më 13 shtator institucionet e vendit të punojnë me staf esencial. Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë 16 persona humbën jetën dhe mbi dy mijë të tjerë rezultuan pozitivë me coronavirus.

Exit mobile version