Fillon zbatimi i një ligji të ri: çdo kompani duhet të ketë oficer për mbrojtjen e të dhënave personale

Prej sot, hyn në fuqi Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale, i miratuar në shkurt të këtij viti, i cili u vonua për t’i dhënë kompanive dhe institucioneve në vend mundësinë për t’u përshtatur me ndryshimet. Me zbatimin e këtij ligji, bëhet harmonizimi me Rregulloren e përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave personale 2016/679 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të 27 prillit 2016 për mbrojtjen e personave fizikë në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, transmeton Portalb.mk.

“Duke pasur parasysh sfidat e reja në lidhje me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut që paraqiten çdo ditë, veçanërisht e të drejtës për privatësi dhe mbrojtjen e të dhënave personale, me qëllim që të adresohen më mirë sfidat në fushën e privatësisë që dalin nga përdorimi i shtuar i informacionit/teknologjisë informatike dhe globalizimit sa i përket përpunimit të të dhënave personale, në Republikën e Maqedonisë duke filluar nga 24 gushti 2021, fillon me zbatim të plotë Ligji i ri për mbrojtjen e të dhënave personale. Nga njëra anë, ajo mundëson harmonizimin normativ dhe praktik të legjislacionit maqedonas në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut me ligjin e Bashkimit Evropian në këtë fushë”, theksojnë nga Agjencia për mbrojtjen e të dhënave personale (AMDhP).

Kompanitë dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave nga vendet e BE -së në Maqedoni deri më tani kanë punuar në përputhje me rregulloret evropiane, gjegjësisht me ligjin tonë, i cili është plotësisht i harmonizuar me këtë dokument.

Ligji i ri bart shumë ndryshime, kurse ndër to është që çdo kompani, qoftë e vogël, e mesme apo e madhe, apo institucion apo organizatë do të duhet të ketë oficer për mbrojtjen e të dhënave personale dhe mbrojtja e të dhënave do të jetë në një nivel më të lartë nga deri tani me faktin që kontrolluesi i të dhënave do të duhet të ndërmarrë veprimet e duhura për përmirësimin dhe përshtatjen e sistemit të tij të krijuar për mbrojtjen e të dhënave personale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button