Edhe pse kanë kaluar 8 muaj nga koha kur pesë autobusë për transport publik arritën në Tetovë, këta mjete transportuese javën e kaluar kanë filluar të lëvizin nëpër qytetin e Tetovës, konkretisht dy muaj përpara zgjedhjeve lokale. Edhe pse u desh shumë kohë që qytetarët e Tetovës t’i presin këta autobusë, të njëjtit gjatë ditës së djeshme nuk kanë lëvizur nëpër qytet. Nga Ndërmarrja Publike “Tetova Transport” thanë se të dielën nuk punohet, shkruan Portalb.mk.
Gjatë ditës së djeshme- e diel, gazetari i Portalb.mk vërejti se katër autobusët e transportit publik ishin të parkuar te objekti i Zjarrfikësve, dhe një te stacioni i autobusëve, dhe të njëjtit nuk qarkullonin në qytet.
Menjëherë kontaktuam me Ndërmarrjen Publike “Tetova Transport”, të cilët i pyetëm se pse autobusët nuk qarkullojnë në qytet, nga kjo ndërmarrje na thanë se të dielën nuk punohet.
Kjo sipas tyre ende nuk është e vendosur se a do të qarkullojnë autobusët në qytet edhe ditëve të diela.
“Jo për momentin nuk e dimë a do të punohet të dielave edhe për të ardhmen, por nuk besoj. Do ju informojmë”, thanë nga Tetova Transport për Portalb.mk.
Autobusët e parkuar ditën e djeshme:
Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Tetova Transport”, Darko Spirovski në një intervistë për Portalb.mk javën e kaluar, deklaroi se tani janë krijuar kushtet minimale për funksionimin e autobusëve të transportit publik në Tetovë. Edhe pse Ndërmarrja është themeluar, disa punë vazhdojnë të jenë të papërfunduara dhe për këtë sipas Spirovskit duhet kohë për të definuar dhe pëcaktuar shumë çështje për sa i përket ndërmarrjes dhe punëve në të.
Ndryshe, premtimin për transportin publik në Tetovë, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi e dha në mandatin e saj të parë në Programin për zgjedhje lokale të vitit 2013 “Ndërtojmë së bashku“, ndërsa të njëjtën e përsëriti dhe në debatin e organizuar nga “BIRN Kosovë” dhe “Portalb.mk” në tetor të vitit 2017.
- LEXO: Drejtori i “Tetova Transport”: Autobusët nuk janë investim i dështuar por vozitje problematike (VIDEO)
- LEXO: Tetovë, Arifi e bindur se autobusët do të funksionalizohen gjatë verës, sugjeroi qytetarëve t’i shfrytëzojnë ato
- LEXO:Tetovë, përderisa autobusët “flejnë” 6 muaj në parking, institucionet nuk merren vesh në qoftë se (nuk) ka kushte për funksionimin e tyre
- LEXO: Tetovë, s’ka kushte, Spirovski tha se autobusët mund të mos qarkullojnë as verës
- LEXO: Për 10 ditë Tetova duhet t’i ketë pesë autobusët, Memeti: Nëse nuk i sjellin, do ketë dënime!
- LEXO: Tetovë, procedura për sigurimin e autobusëve përsëri në pikën 0, ja pse
- LEXO: Komuna e Tetovës dy herë themelon ndërmarrjen për transport publik, por autobusë s’ka
- LEXO: Komuna e Tetovës ende nuk ka aplikuar në Bankën Botërore për autobusët e transportit publik
- 2016: Tetova ende pa transport publik!
- 2017: Tetovarët akoma presin transportin publik!
- 2018: Edhe pse dy mandate u premtua, Tetova vazhdon të jetë pa transport publik
- 2019: Tetovarët vite me radhë kërkojnë transport publik, Komuna shpreson në Bankën Botërore