Site icon PORTALB

Vihet në pikëpyetje implementimi i marrëveshjeve të deritashme

Hashim Thaçi

Hashim Thaçi

Në Qeverinë e Kosovës kanë thënë të premten se zbatimi i marrëveshjeve të deritashme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të mos ndodhë, nëse Serbia nuk dakordohet deri në fillim të javës me parimet bazë të propozuara nga Brukselit zyrtar, në frymën e të cilave t’i jepej zgjidhje Asociacionit të komunave me shumicë serbe, gjyqësisë dhe policisë. Autoritetet e Kosovës tashmë ia kanë kumtuar këtë brengë edhe Bashkimit Evropian.

Vlora Çitaku, ministre e Integrimeve Evropiane, i ka thënë Kohës Ditore se në mungesë të një marrëveshjeje, Kosova do të koordinojë të gjitha veprimet e mëtutjeshme me partnerët strategjikë: me Shtetet e Bashkuara dhe me vendet e BE-së.

“Implementimi i marrëveshjeve është një pikëpyetje e madhe. Pra, është një ndër shqetësimet që ne kemi se çfarë do të ndodhë me marrëveshjet që tashmë janë dakorduar”, ka thënë Çitaku. “Në parim, do të duhej filluar implementimi i tyre, pavarësisht epilogut të procesit të tanishëm, por po e ripërsëris: kjo do jetë një pikëpyetje e madhe dhe një çështje të cilën ne tash e shumë kohë po e diskutojmë me Bashkimin Evropian”. /Telegrafi/

Exit mobile version