Për prodhimin e emisioneve televizive në lidhje me trashëgimin kulturore të Maqedonisë së Veriut dhe vendeve fqinje, me karakter informativ dhe argëtues, të interesuarit mund të aplikojnë deri më 2 shtator për të fituar mbështetje financiare, transmeton Portalb.mk.
“Delegacioni i Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka shpallur thirrje për tenderë për prodhimin e programeve televizive mbi trashëgiminë kulturore në Maqedoninë e Veriut dhe vendet e saj fqinje”, njoftojnë nga Delegacioni i BE-së në Maqedoninë e Veriut.
Theksohet që objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është të prodhojë emisione televizive për trashëgiminë kulturore të Maqedonisë së Veriut dhe pesë vendeve fqinje të saj, duke promovuar vlerat evropiane, si bashkëpunimi ndërkufitar.
Vlera e Konkursit është 1,350,000 euro, detajet tjera gjenden KËTU, ndërsa aplikimi do të bëhet në formë elektronike.