Site icon PORTALB

Sot do të zhvillohen ndeshjet e javës së katërt në Ligën e Parë, Shkëndija akoma në kërkim të fitores së parë

Struga - Shkupi (KF Shkupi)

Në Maqedoninë e Veriut sot do të zhvillohen ndeshjet e javës së katërt në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ku derbi shqiptar do të zhvillohet në Strugë ndërmjet Struga Trim&Lum dhe Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Duke filluar nga ora 16:00, Shkupi në Strugë do të mundohet të sigurojë fitoren e tretë për të qenë sa më i sigurt në vendin e parë, pozitë të cilën e ndan me ekipin e Akademija Pandevit dhe Renova.

Këta dy ekipe, Akademija Pandev dhe Renova, në orët e mbrëmjes do të përballen njëri me tjetrin. Të dy ekipet, sikurse edhe Shkupi, kanë siguruar deri më tani 7 pikë.

Kampioni i Maqedonisë së Veriut, KF Shkëndija këtë kampionat nuk ka arritur të realizoj asnjë fitore, ndërsa ka arritur të sigurojë vetëm dy pikë nga dy barazimet. Kampioni do të përballet këtë javë në Tetovë me ekipin e Makedonija Gjorçe Petrovit.

Exit mobile version