Site icon PORTALB

Ndërruan jetë tre pushues në Shqipëri, dy dyshohen se janë nga Maqedonia e Veriut

Dy pushues janë mbytur paraditen e së dielës në plazhin e Spillesë, raporton ABC, derisa një pushues tjetër në Velipojë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25, ndërsa bëhet fjalë për dy të moshuar nga Maqedonia e Veriut. Sipas policisë, si pasojë e dallgëve, jetën e humbi një 79-vjeçar me inicialet M. M., dhe një 78-vjeçar me iniciale C. M.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sot gjithashtu një 59-vjeçar është mbytur në plazhin e Velipojës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:15. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, derisa dyshohet shkak për mbytjen e tyre janë bërë dallgët.

Exit mobile version