Site icon PORTALB

U arrestua shkupjani 41 vjeçar në Gostivar derisa në banesën ku qëndronte pati marihuanë

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona, Shkup

MPB, ilustrim, Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar narko-dilerin 41 vjeçar nga Shkupi, derisa në banesën e tij në Gostivar janë gjetur 2.5 kilogram marihuanë, transmeton Portalb.mk.

“Sot në Gostivar punonjësit policorë SPB Tetovë, reparti i Gostivarit, ka arrestuar 41 vjeçarin S.Z. nga Shkupi. Gjatë bastisjes në shtëpinë ku përkohësisht qëndronte, i janë gjetur dhe janë marrë rreth  dy kilogram e gjysmë marihuanë”, raportojnë nga Policia.

Policia paralajmëroi padi në bazë të nenit 215 nga Kodi Pena për prodhim dhe tregti pa leje të narkotikëve.

Exit mobile version