Site icon PORTALB

RMV, u arrestua 57 vjeçari për shkak që pas një aksidentit kërkonte për katër muaj vrasës me pagesë

Orë policore, MPB, Policia, virusi korona,

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Policia ka arrestuar 57 vjeçarin nën dyshimin për nxitje të vrasjes penale, gjegjësisht vrasjes, vepër e dënueshme në bazë të nenin 123, paragrafi 3, në lidhje me nenin 23 nga Kodi Penal, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën nga prilli deri në gusht të vitit 2021, D.F. në lidhje me një aksident trafiku që kishte ndodhur në vitin 2020, ka nxitur njerëzit që me para të kryejnë vrasje të disa personave”, sqarojnë nga Policia.

Raportohet që 57 vjeçari nga Kumanova gjithashtu ka kërcënuar edhe personat që nuk i kanë realizuar kërkesat e tyre për vrasje.

Exit mobile version