Site icon PORTALB

Arifi e filloi detyrën me asfaltim të rrugës në Reçicë

Teuta Arifi në Reçicë të Vogël

Teuta Arifi në Reçicë të Vogël

Kryetarja e Tetovës, Teuta Arifi sot ishte në fshatin Reçice të Vogël për ti parë punimet për ndërtimin e një rruge 20 kilometërshe në këtë regjion.

“Komuna në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike Makedonija Pat ka filluar shtrimin e një rruge e cila do jetë përafërsisht 20 km e gjatë, ndërsa frekuentohet nga qindra mijëra banorë. Ky aktivitet i ndërmarrë do të kryhet në një afat sa më të shkurtër me qëllim që të vihet sa më parë në shërbim të qytetarëve” deklaroi ajo.

Njëkohësisht, ajo ka vizituar dhe hapësirën në afërsi ku planifikohet të ndërtohet objekti i ri shkollor. /Portalb

Exit mobile version