Site icon PORTALB

Tërë Komuna Çair me Fushë Topanë, Butel 2 dhe disa lagje tjera nesër pa ujë prej orës 8

Ujësjellës, ujë, kanalizim

Një pjesë e madhe e lagjeve në pjesën veriore të Shkupit nesër do të jenë pa ujë, për shkak të intervenimit për largimin e një defekti, kumtuan nga NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi – Shkup, njofton Portalb.mk.

Për shkak të intervenimit të qepenit F500mm në udhëkryqin e rrugëve Cvetan Dimov dhe Xhon Kenedi, uji do të ndalet nesër në ora 8.

Për këtë, pa ujë deri në rregullimin e defektit ujë nuk do të ketë tërë Komuna Çair me Fushë Topanë, lagjja Veri dhe Butel 2, por edhe lagjet Hekurana dhe Autokomandë. Pa ujë do të mbeten edhe Gjinekologjia Çair, poliklinika Hekurana dhe Remedika.

Exit mobile version