RMV, siguria e gazetarëve, fotografëve dhe kameramanëve në protestat publike duhet të garantohet patjetër, kërkoi SHGM

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë (SHGM) kërkon nga MPB të garantojë sigurinë e gazetarëve, fotografëve dhe kameramanëve të pranishëm në protestat kundër masave të reja anti-kovid, raporton Meta, transmeton Portalb.mk.

“Në protestën e djeshme publike, të organizuar nga një grup qytetarësh të inkurajuar nga masat e reja parandaluese, ndaj gazetarëve u drejtuan mesazhe vulgare dhe ofendime të vrazhda, duke rrezikuar kështu në mënyrë indirekte sigurinë e gazetarëve dhe kameramanëve që ishin të pranishëm për të mbuluar këtë ngjarje. Folësit anonimë në këtë proteste përmes fjalimeve të tyre, jo vetëm që rrezikuan sigurinë e punonjësve të medias, por edhe inkurajuan turmën e pranishme për të marrë pjesë në poshtërimin e gazetarëve. Liria e fjalës dhe e drejta për të protestuar është një e drejtë e garantuar dhe kategori kushtetuese, por kur me abuzim të këtyre të drejtave rrezikohet sigurinë dhe jeta e të tjerëve, në këtë rast gazetarëve, kërkojmë një reagim të menjëhershëm parandalues ​​të institucioneve”, kanë porositur nga SHGM.

Shoqata thekson se gjuha e urrejtjes kundër një grupi të caktuar mund të nxisë dhunë nga urrejtja për të cilën kodi penal parashikon dënime më të mëdha me burg. Gjithashtu, gazetarët të cilët janë zyrtarisht të pranishëm në protestat publike për t’i mbuluar ato, atje janë në detyrë në interes të publikut dhe të drejtës për informacion. Shkelja e sigurisë së tyre në ngjarjet publike e shkurton edhe të drejtën e qytetarëve për t’u informuar, thonë nga SHGM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button