Site icon PORTALB

RMV, një 44-vjeçar nga Tetova në mesin e 8 të vdekurve me COVID në 24 orët e fundit

Korona Virus, foto: Mufid Majnun, Unsplash.

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 3.480 testime kanë rezultuar 298 persona të infektuar me COVID-19, 109 pacientë janë shëruar, ndërkaq 8 të tjerë kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 162.772, të shëruarve 150.960, të vdekurve 5.560, ndërkaq për momentin ka 5.937 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 8 persona: 3 nga Gostivari (54, 69 dhe 78-vjeç) nga dy nga Struga (69 dhe 74-vjeç) dhe Tetova (44 dhe 51-vjeç) dhe një nga Koçani (74-vjeç)”, informojnë nga MSH.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version