Site icon PORTALB

COVID-19 në 24 orët e fundit në RMV: Tetova me më shumë të vdekur, mbi 800 raste të reja

Klinika Infektive, korona virus KOVID019 COVID

Foto arkiv nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 805 raste të reja nga 6.980 të testuar, 10 të tjerë kanë ndërruar jetë, ndërkaq 77 pacientë janë shëruar. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 162.164, të shëruarve 150.851, të vdekurve 5.552, ndërkaq për momentin ka 5.761 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 4 persona nga Tetova (53, 72, 72 dhe 73-vjeç), 2 nga Kërçova (28 dhe 53-vjeç) dhe nga një nga Gostivari (44-vjeç), Shkupi (56-vjeç), Dibra (86-vjeç) dhe Kumanova (60-vjeç)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version