Site icon PORTALB

RMV, edhe sot numra alarmant të infektuarve me COVID-19, 10 persona kanë ndërruar jetë

KOVID-19, korona, corona virusi, Urgjenca, paciente, te infektuar, Ndihma e Shpejte

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 9.270 të testuar, janë regjistruar 792 raste të reja me COVID-19, 104 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 10 pacientë kanë vdekur. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 161.359, të shëruarve 150.774, të vdekurve 5.542, ndërkaq për momentin ka 5.043 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 10 persona: 4 persona të vdekur nga Gostivari (44, 65, 69 dhe 74), 3 nga Shkupi (33, 71 dhe 83), 2 nga Tetova (67 dhe 84) dhe një i vdekur nga Kumanova (60)”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Exit mobile version