Site icon PORTALB

RMV, 250 euro dënim për një person në objekt pa vërtetim për vaksinim, kurse për hotelierin nga 2.500 deri 30 mijë euro

Virusi korona, Shkup, kafene, restorant, restaurant, kafiteri

Foto arkiv: Anadolu Agency

Qytetarët të cilët, nga e hëna do të gjenden në një objekt ose ngjarje pa certifikatë për vaksinim kundër kovid-19 do të paguajnë gjobë prej 250 euro, kurse gjoba për objektin hotelierik shkon nga 2.500 deri në 30 mijë euro, varësisht nga madhësia e objektit, plus 1.500 euro për personin përgjegjës, thotë drejtoresha e Inspektoratit shtetëror të tregut (ISHT) Aneta Simeska-Dimoska, raporton Portalb.mk.

Më 7 gusht, qeveria solli vendim që nga 16 gusht, do të fillojë aplikimi i certifikatës së detyrueshme për imunizim, të paktën për dozën e parë, me shërbim të detyrueshëm sigurimi për të kontrolluar paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit gjatë hyrjes në çdo lloj objekti, përfshirë edhe objektet hotelierike, ku ka më shumë se 30 persona të pranishëm, për çdo ngjarje (festim, koncert, seminar, trajnime, punëtori, konferenca, ngjarje kulturore ose sportive).

Bashkëngjitja dhe posedimi i certifikatës për imunizim – të paktën me dozën e parë e vaksinës, vlen për personat mbi 18 vjeç.

Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, në vend janë aplikuar gjithsej 1.033.584 doza vaksinash, ndërsa janë rivaksinuar 462.192 qytetarë.

Drejtoresha Simeska-Dimoska për SDK sqaron se është në kompetencën e tyre që të ndëshkojnë individët dhe personat juridikë për mosrespektimin e masave të Ligjit për Mbrojtjen e Popullsisë dhe se do të jetë vlerësimi i tyre kur ata kërkojnë ndihmë nga nëpunësit e MPB-së. Kompetenca, thotë ajo, është në përputhje me nenet 58 dhe 28 të Ligjit dhe shton se deri më tani ata kanë bashkëpunim të shkëlqyer me MPB-në.

“U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat për mbrojtjen e popullatës dhe të mos hyjnë në objekte pa certifikatë për vaksinim”, tha Simeska-Dimoska.

Ndër vendimet e tjera nga seanca e qeverisë më 7 gusht me qëllim parandalimin e përhapjes së valës së re të Covid-19 janë:

Sipas Ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, masat e reja të qeverisë kundër kovid-19 kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik dhe mbrojtjen kolektive, të cilat janë një përparësi. Ai thotë se e drejta personale e askujt nuk është mbi të drejtën për mbrojtje kolektive të shëndetit publik.

“Ato nuk ‘e ndajnë popullin’, siç për çudi u shpreh lideri i opozitës, por janë të nevojshëm për të mbrojtur qytetarët, punonjësit shëndetësorë dhe vetë sistemin shëndetësor. Këto masa po aplikohen në shumë vende dhe tashmë janë duke dhënë rezultate. Ndalimi i lëvizjes në pyje nuk i ndan njerëzit në bjeshkatarë dhe ata që nuk bëjnë bjeshkatari, është mbrojtje nga zjarret. Kushti për regjistrimin e fëmijëve në shkolla me një vaksinë nuk është ndarja e fëmijëve, por mbrojtja e tyre nga sëmundjet dhe epidemitë. E drejta personale e askujt nuk është mbi të drejtën për mbrojtje kolektive të shëndetit të qytetarëve. Kërkoj përgjegjësi maksimale nga të gjithë, lloji Delta po përhapet me shpejtësi. Të dhënat dhe tendencat që kemi janë shumë serioze. Bëj thirrje për respektim konsekuent të masave ekzistuese për mbrojtje dhe vaksinim masiv”, është qëndrimi i ministrit Filipçe.

Ministri iu përgjigj kreut të opozitës VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, i cili më 8 gusht tha se ai absolutisht i refuzon këto masa të cilat janë “të ashtuquajturat kuazi-masa të cilat, jo vetëm që nuk synojnë të mbrojnë shëndetin e qytetarëve, por për të futur më tej ndarjen midis qytetarëve maqedonas “.

Exit mobile version