Site icon PORTALB

Adili për konferencën “Përtej Ohrit”: 500 mijë euro për aheng parazgjedhor, familjet e dëshmorëve luftojnë për mbijetesë

Zylfi Adili

Zylfi Adili

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa vlerësojnë se BDI-ja mashtron dhe keqpërdor Marrëveshjen e Ohrit dhe ata që kontribuan me jetë për këtë marrëveshje. Sipas opozitës, përfitimet nga Marrëveshja e Ohrit janë të mëdha, por përfitimet nga koncertet dhe ahengjet sot janë vetëm për fushatën zgjedhore.

“Pas 20 viteve, Marrëveshja e Ohrit vazhdon të jetë temë diskutimi dhe asnjë nga shtyllat e kësaj marrëveshje nuk është rrumbullakosur. Ende nuk janë përmbushur obligimet e marrëveshjes, siç janë: përfaqësimi i drejtë, barazia sociale dhe ekonomike, barazia kushtetuese e qytetarëve të vendit, arsimi cilësor, marrëdhëniet ndëretnike, risocializimi i pjesëmarrësve në konflikt, decentralizimi real i pushtetit. Mosfunksionimi i badenterit dhe integrimi evropian. Për të qenë ironia edhe më e madhe, sot shpenzohen 500 mijë euro për të organizuar një festë, aheng parazgjedhor i partive në pushtet, derisa ata që ishin më meritorët, familjet e dëshmorëve dhe pjesëmarrësit e luftës së vitit 2001, luftojnë për mbijetesë, me plagë të pashëruara dhe shumë prej tyre kanë marrë rrugën e mërgimit”, Zylfi Adili, Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Reagimi i ASH-së dhe Alternativës vjen pasi që paraprakisht ata paralajmëruan se do ta bojkotojnë manifestimin qendror të shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit nën moton “Përtej Ohrit”.

Exit mobile version