Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit 639 raste të reja me COVID-19, 6 persona kanë humbur jetën

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 5.390 të testuar, 639 persona kanë rezultuar pozitiv në COVID-19, 22 të tjerë janë shëruar, ndërkaq 6 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 159.908, të shëruarve 150.635, të vdekurve 5.527, ndërkaq për momentin ka 3.746 raste aktive, njofton Portalb.mk.

“Kanë ndërruar jetë 2 persona nga Shkupi (75 dhe 76-vjeç), 2 nga Tetova (53 dhe 77-vjeç) dhe nga një nga Gostivari 58-vjeç dhe Manastiri (79-vjeç)“, informojnë nga MSH.

Të infektuarit në 24 orët e fundit

Të shëruarit në 24 orët e fundit

Numri i përgjithshëm i të infektuarve

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version