Site icon PORTALB

Shkup, në fundjavë dhe gjatë javës së ardhëshme do të bëhet spërkatje kundër mushkonjave

Spërkatje kundër mushkonjave

Spërkatje kundër mushkonjave, Ilustrim

Qyteti i Shkupit i njofton qytetarët se më 14.08.2021 (e shtunë) dhe 15.08.2021 (e diel), në orët e para të mëngjesit, në rajonin e qytetit të Shkupit, do të bëhet dezinfektimi nga ajri kundër mushkonjave, transmeton Portalb.mk.

Dezinsektimi tokësor kundër mushkonjave, nga ana tjetër, do të bëhet nga 16.08.2021 (e hënë) deri më 20.08.2021 (e premte), në periudhën nga ora 22 deri në orën 03, të ditës së nesërme.

Nëse nuk lejojnë kushtet e motit, dezinfektimi me avion do të kryhet ditën e parë vijuese, kur kushtet e motit do të jenë të favorshme, në të njëjtin orar.

Informohen bletarët që të marrin në kohë masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve në kohë.

Exit mobile version