Site icon PORTALB

RMV, Ministria e Arsimit ju bëri thirrje studentëve të aplikojnë për mbështetjen financiare prej 2400 den për ushqim

Student, shtëpi studentore

Shtëpia Studentore "Kuzman Josifovski Pitu", Foto nga Portalb.mk / Arbnora Memeti

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës rikujton se në rrjedhë është thirrja publike për realizimin e të drejtës për racion të subvencionuar për studentë, që nënkupton marrjen e kompensimit mujor në të holla prej 2400  denarë për 9 muaj në vit. Afati për konkurrim për studentët është prej më 1 deri më 31 gusht 2021. Për kandidatët të cilët do të fitojnë statusin e studentëve në vitin akademik 2021/2022 dhe që nuk kanë regjistruar semestrin e verës, afati konkurrimit është prej më1 deri më 31 tetor 2021, transmeton Portalb.mk.

“Konkurrimi bëhet përmes portalit elektronik përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/,  ndërsa mund të paraqiten të gjithë studentët e rregullt në studime deri diplomike në institucionet shtetërore dhe private të arsimit të lartë, të cilët janë shtetas të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Kandidatët duhet t`i plotësojnë kushtet në vazhdim:

Gjatë konkurrimit, kandidatët duhet të plotësojnë:

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, zyrtarisht i siguron të gjitha dëshmitë për plotësimin e kushteve të cilat i posedojnë MPB, APRM, DAP dhe shërbimet për studentë të fakulteteve.

“Mbështetja financiare në vlerë prej 120 denarë për çdo ditë në muaj, përveç festave shtetërore, fetare dhe ditëve jo pune, nuk është e paraparë të paguhet edhe për  periudhën e pushimeve verore nga 1 korriku deri më 14 shtator. Sipas llogaritjeve, kjo zgjidhje sistemike, e cila është pjesë e programit të punës të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe që avancon konsiderueshëm standardin e studentëve, do të përfshijë  40,000 studentë, për të cilët sigurohen rreth 15 milionë euro në vit. Studentët do të jenë në gjendje të përdorin mjetet për blerjen  dhe shërbime nga të gjithë tregtarët”, thanë nga ministria.

linkun në vazhdim gjenden përgjigjet e pyetjeve më të shpeshta gjatë periudhës së konkurrimit.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës siguroi mbështetje për konkurrimin për reralizimin e racionit të subvencionuar për studentë përmes Sektorit për standardin e e nxënësve dhe studentëve edhe atë në kontaktet e mëposhtme:

075 276 310 Qenan Sali  (qenan.sali@mon.gov.mk),

076 485 023 Xhemile Llamallari (xhemile.lamallari@mon.gov.mk)ose

070/622-853 Neshe Mustafa (nese.mustafa@mon.gov.mk) ose përmes  zyrës në katin përdhes  në ndërtesën e Ministrisë, kanë shtuar nga MASH.

Exit mobile version