Site icon PORTALB

RMV, në 24 orët e fundit janë regjistruar 518 raste të reja me Kovid-19

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Foto: Portalb.mk/Arbnora Memeti

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut informoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 518 raste të reja me Covid-19 nga 5,809 teste të realizuara, 31 pacientë janë shëruar ndërsa 4 persona kanë ndëruar jetë. Në vend momentalisht ka 2,581 raste aktive, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Shëndetësisë raportuan se kanë ndëruar jetë 4 persona, edhe atë 2 nga Shkupi (71 dhe 88 vjeç), një nga Tetova (75 vjeç) dhe një nga Dibra (67 vjeç).

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Që nga fillimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore kanë kryer gjithsej 1,028,102 testime për  Covid-19.

Numri i personave të diagnostikuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë është 158,681, numri i pacientëve të shëruar është 150,587, numri i të vdekurve është 5,513, dhe numri i rasteve aktive është 2,581.

 

Exit mobile version