SHBA-ja regjistroi shifrat më të larta të rasteve me koronavirus në gjashtë muaj

Autoritetet amerikane janë duke regjistruar shifrat më të larta të të infektuarve dhe shtrirëve në spital me koronavirus, në krahasim me gjashtë muajt e fundit.

Ai që në fillim është konsideruar vetëm si shpërthim në disa shtete gjatë muajit korrik, tani është duke u përhapur me shpejtësi, transmeton REL.

Jugu është më i prekur nga ky shpërthim përfshirë, Arkansasin, Floridan, Luizianan dhe Misisipin.

Koronavirusi është duke u përhapur edhe në zonat me shkallë të lartë të vaksinimit, teksa mesatarja javore ka shkuar në 110,000 raste, apo dyfish më shumë në krahasim me dy javët e fundit.

Më shumë se 65,000 persona janë shtrirë në spital, apo katër herë më shumë sesa në fillim të korrikut.

Rreth 500 viktima janë duke u regjistruar brenda ditës, që i bie 100 për qind më shumë rritje në dy javë.

Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) ka renditur 38 nga 50 shtetet si zona me përhapje të madhe të koronavirusit, meqë është thënë se kanë 100 raste për 100,000 banorë.

Përhapja e këtij virusi vjen pavarësisht pse 60 për qind e personave mbi moshën 12-vjeçare janë vaksinuar plotësisht.

Numri më i madh i rasteve të reja, të shtrirëve në spital dhe të vdekurve është regjistruar në mesin e të pavaksinuarve.

Akademia Amerikane e Pediatërve ka thënë përmes një raporti më 9 gusht se 94,000 raste të infektimit janë regjistruar në mesin e fëmijëve një javë më parë, çka përbën 15 për qind të të gjitha infektimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button