Afër 7 mijë euro dënim, pasi organizuan dasma derisa ishin të ndaluara në Maqedoninë e Veriut

Prokuroria ka propozuar të dënojë me 2 mijë euro personin fizik dhe rreth 5 mijë euro personin juridik për shkak dyshimeve për organizimin e dy dasmave vitin e kaluar në një lokal të mbyllur, derisa një gjë e tillë ishte e ndaluar, transmeton Portalb.mk.

Ata akuzohen në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal, për sjellje jo në përputhje me rekomandimet shëndetësore gjatë kohës së epidemisë, saktësisht paragrafi 1 dhe 2.

Raportohet që në një lokal më 18 gusht të vitit 2020 nuk kanë respektuar masat kufizuese, duke organizuar dasmë me rreth 150 persona, ndërsa në hapësirën tjetër një festë me rreth 20 persona, gjendje e cila ishte kontrolluar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button