Site icon PORTALB

Në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar mbi 100 raste të reja me Covid – 19

Koronavirus, KOVID 19, te infektuar

Foto nga Portalb.mk/Arbnora Memeti

Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka regjistruar 143 raste të reja me Covid – 19, nga 3,101 testimet e bëra. Ministria e Shëndetësisë informoi se dy pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa janë shëruar 32, transmeton Portalb.mk.

Me këtë, numri i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 158.164, i pacientëve të shëruar në 150.556, i të vdekurve 5.509, ndërsa momentalisht ka 2.099 raste aktive.

Rastet e reja:

Pacientët e shëruar:

Rastet aktive:  

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

Exit mobile version