RMV, Ministria e Brendshme i ka dorëzuar KSHZ-së të dhënat e qytetarëve

Ministria e Punëve të Brendshme i ka dorëzuar Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të dhënat e qytetarëve, përfshirë edhe gjurmët e gishtave. Zgjedhjet do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, në pajtueshmëri me kornizën ligjore dhe afatet e caktuara me Zgjedhor, transmeton Portalb.mk.

Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi më 6 gusht i shpalli  zgjedhjet lokale për datën 17 tetor në të gjitha komunat e vendit, për këshillat dhe kryetarët e komunave dhe e njoftoi për këtë KSHZ-në.

Në Maqedoninë e Veriut prej 27 shtatorit deri më 15 tetor do të ketë fushatë promovuese për Zgjedhjet Lokale, kur edhe do të fillojë pastaj heshtja zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Deri më 23 shtator, KSHZ do të duhet të realizojë shortin për radhitjen e kandidatëve në fletën e votimit, ashtu që partitë në çdo komunë do të kenë numrin e njëjtë. Po atë ditë do të nënshkruhet edhe Kodeksi për zgjedhje fer dhe demokratike.

Nga 16 deri më 31 gusht është afati për dorëzimin e nënshkrimeve për listat e pavarura.

KSHZ-ja kërkoi nga Ministria e Punëve të Brendshme të dërgojë listën e qytetarëve që kanë të drejtën për votë, duke përfshirë edhe qytetarët që në ditën e zgjedhjeve mbushin 18 vjet. Me ndryshimet e fundit zgjedhore, MPB-ja duhet të dorëzojë edhe të dhënat e fundit për identifikim përmes gishtërinjve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button