Site icon PORTALB

Qeveria e RMV-së miratoi masa të reja për parandalim të Covid – 19

Seancë e Qeverisë, Foto: Qeveria e RMV-së

Qeveria në seancën e sotme miratoi disa vendime për parandalim të përhapjes së valës së re të Covid – 19. Siç informoi kryeministri, Zoran Zaev, Qeveria miratoi vendim që deri më 15 gusht të gjitha objektet hotelerike të regjistruara për ahengje mund të punojnë në ambiente të mbyllura, vetëm me respektim të respektimit të masave të Covid – 19, me plotësimin deri në 40 % të kapaciteteve dhe më së shumti 250 mysafirë, në pajtueshmëri me protokollet të cilat kanë qenë në fuqi, transmeton Portalb.mk.

Zaev më tej ka shkruar se, obligohen të gjitha shërbimet e inspektimit që në periudhën vijuese t’i intensifikojnë kontrollet me qëllim zbatim strikt dhe respektim të rekomandimeve preventive, masat në kohë dhe masat e urdhëruara në lidhje me Covid – 19.

Exit mobile version