Site icon PORTALB

Filipçe dhe Komisioni për Sëmundje Infektive propozojnë masa të reja për Tetovën

Restorant dasme, Foto: Unsplash

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në koordinimin e sotëm me anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive kanë diskutuar për gjendjen epidemiologjike në Tetovë dhe janë dakorduar që t’i propozojnë Qeverisë masa të reja për këtë rajon, që të parandalohet përhapja e shpejtë e virusit Korona, transmeton Portalb.mk.

Ministri dhe anëtarët e Komisionit i propozojnë këto masa dhe restriksione:

Në komunikatën e dërguar nga kjo ministri theksuan se, gjendja në Tetovë është shumë serioze dhe vala e re veç më ka arritur.

“Pushimet verore kanë sjellë frekuentim të madh të lëvizjes dhe ajo ishte e pritshme, prej këtu duhet të kthehen masa të caktuara në fuqi që të parandalohet përhapja më e madhe e virusit. Analizat që u përpunuan ditëve të fundit nga ana e ISHP tregojnë se, virusi para se të përhapet te të pavaksinuarit, mbi 90 % e rasteve të reja janë qytetarë të pavaksinuar. Nga ana tjetër, përfshirja me vaksinim në Tetovë është nën 20 %. Si klasterë ku më së shpejti përhapet virusi janë dasmat dhe ahengjet në ambient të mbyllur që ka më së shumti në këtë rajon, ndërsa sipas informatave në nivel lokal aspak nuk respektohen masat për parandalim, para së gjithash mbajtja e maskës në ambient të mbyllur”, theksuan nga ministria.

Nga analiza e ISHP për periudhën e kaluar vetëm janë hospitalizuar vetëm 11 pacientë të cilët kanë qenë tërësisht të vaksinuar, janë infektuar 167 prej mbi 400 mijë qytetarëve të vaksinuar.

Exit mobile version