Site icon PORTALB

Televizioni izraelit: Të paktën 10 raketa u lëshuan nga Libani në anën e Izraelit

Ilustrim

Njoftohet se të paktën dhjetë raketa janë lëshuar nga Libani në anën e Izraelit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga ushtria e Izraelit theksohet se sirenat kanë rënë në zonën e vendbanimit Snir dhe në fshatin Ein Kiniyye që ndodhet në Lartësirat e pushtuara të Golanit.

Në deklaratë nuk janë dhënë informacione se sa raketa janë hedhur në rajon dhe nëse ka humbje të jetëve ose dëmtim të pronës.

Në anën tjetër, në lajmin e televizionit izraelit Kanali 13 u transmetua se të paktën dhjetë raketa janë lëshuar nga Libani në anën e Izraelit dhe se sirenat kanë rënë në Lartësirat e Golanit.

Me 4 gusht, nga Libani në drejtim të Izraelit u lëshuan tri raketa.

Ushtria izraelite në kundërpërgjigje ndaj raketave të lëshuara goditi me artileri dhe bombardime ajrore disa rajone në Liban.

Exit mobile version