Site icon PORTALB

RMV, prej nesër do të ndryshohet moti, paralajmërohet shi i rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë e fortë

Moti sot, foto: Portalb.mk

Moti sot, foto: Portalb.mk

Prej nesër pasdite pritet ndryshim i motit me shi të rrëmbyeshëm, stuhi dhe erë të fortë. Sipas parashikimeve të motit, ka mundësi të ketë paraqitje të stuhisë me më shumë shi të rrëmbyeshëm lokal, breshër, vetëtima të fuqishme dhe erë të fortë me mbi 80 kilometër në orë, transmeton Portalb.mk.

Sinoptikanët rekomandojnë në rast të paraqitjes së vetëtimave, qytetarët të jenë të kujdesshëm.

Ndryshimi i temperaturës vjen pasi vendi prej disa ditësh është në fazën e portokalltë me temperatura mbi 40 gradë.

Exit mobile version