RMV, deputetët në pushim, zgjedhjet lokale do të shpallen më 6 gusht

Deputetët janë në pushim vjetor. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, zgjedhjet lokale do t’i shpallë më 6 gusht dhe ato do të mbahen në përputhje me afatin ligjor më 17 tetor të këtij viti, transmeton Portalb.mk.

Siç konfirmojnë nga Kabineti i Xhaferit dhe sipas Rregullores së Kuvendit, pushimet e deputetëve janë deri në fund të gushtit. Kryetari i Kuvendit edhe gjatë kohës së pushimit mund të thërrasë seancë të Kuvendit. Xhaferi javën e kaluar në një takim me gazetarët tha se me seancat do të vazhdojnë pas pushimit, kur do të punonin në seancat e mbetura të papërfunduara. Një seancë e re do të caktohet në mes të shtatorit. Kryetari Xhaferi do t’i kalojë pushimet në Shqipërinë fqinje.

Para nisjes së pushimit Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ndryshimet për nënshtetësi, rezolutën e VMRO-DPMNE-së për “vijat e kuqe” në bisedimet me Bullgarinë si dhe ribalancin e buxhetit. Megjithatë, akoma në procedurë ka mbetur ligji i cili parashikon të dielën ditë jo pune, ligji për gjykatësit kushtetues, interpelancat dhe pakoja e ligjeve për arsim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button