Site icon PORTALB

Situata me zjarrin në Koçan kritike, janë djegur disa shtëpi, Pendarovski: Bullgaria do të dërgojë njësi të zjarrfikësve

Zjarri në Koçan, foto nga Anadolu Agency

Situata me zjarrin në Koçan është kritike, janë djegur disa shtëpi, zjarri ka zbritur në qytet, tha drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov. Ai tha se në terren përkrah brigadave të zjarrfikësve janë edhe ekipet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, ndërsa janë dërguar edhe ushtarë të Armatës, transmeton Portalb.mk.

“Zjarri në Koça ka shpërthyer pasdite, ndërsa era është shkaku për përhapjen e tij të shpejtë. Po digjet pylli i thatë”, tha Angellov.

Kryetari i Qytetit të Shkupit, informoi se në Koçan kanë mbërritur edhe 15 zjarrfikës me tre automjete nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit.

”Zjarrfikësit e Shkupit në Koçan. Zjarri momentalisht është lokalizuar dhe është vënë nën kontroll! Zjarrfikësit qëndrojnë tërë natën që të parandalohet përhapje e sërishme e zjarrit”, informoi ai.

Ndërkaq, presidenti Stevo Pendarovski nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, tha se helikopterat e armatës nuk kanë mundësi ta shuajnë zjarrin në kushte të natës.

“Dua ta informoj opinionin se helikopterët nuk kanë mundësi teknike të fluturoj në kushte të natës. Kjo është arsyeja e vetmë për të cilën në shuarjen e zjarrit do të kyçen në orët e hershme të mëngjesit”, ka shkruar ai.

Më pas, në një postim tjetër ai ka informuar se, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij bullgar, Rumen Radev të cilit i ka kërkuar ndihmë për shuarjen e zjarrit.

“Sonte vonë kam pasut bisedë telefonike me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev. Është dakorduar që në afat sa më të shkurtër kohor, Bullgaria të dërgojë njësi të zjarrfikësve të cilët do t’i ndihmojmë ekipeve tona në shuarjen e zjarrit”, informoi Pendarovski.

Zjarr ka edhe në Staro Nagoripane, Makedonski Brod dhe Vallandovë. Edhe aty zjarret nul janë vënë në kontroll për shkak të erës e cila fryn çdo ditë dhe të temperaturave të larta.

Zjarret sot janë shuar vetëm me një helikopter të Armata, sepse tre avionëvë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim nuk u është bërë servis. Numri një i kësaj drejtorie, Bekim Maksuti tha se një njësi shtesë e zjarrfikësve është nisur pë Koçan, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që vullnetarisht të kyçen në vendet ku është e domosdoshme dhe ta informojnë këtë drejtori për zjarre në gjithë territorin e shtetit.

Exit mobile version