Partia opozitare Alternativa ka reaguar në lidhje me mbeturinat e grumbulluara rreth kontenjerëve në hyrje të Kodrës së Diellit. Në reagimin e kësaj partie thuhet se, përkundër asaj që Mali Shar u shpall park nacional, nuk mirëmbahet, transmeton Portalb.mk.
“Edhe pse Mali Sharr, ku bën pjesë edhe Kodra e Diellit, u shpall park nacional për shkak të ruajtjes së florës dhe faunës, i njëjti aspak nuk mirëmbahet.
“AlternAtivA – Dega Tetovë kërkon nga organet kompetente, në këtë rast nga NKP “Tetova” që urgjentisht t’i pastrojë kontenierët e vendosur në hyrje të bukuroshes së Sharrit – Kodrës së Diellit, pasi ata janë shëndërruar në mini-deponi që e shëmton parkun nacional njëjtë sikur qytetin rrëzë Sharrit – Tetovën, i cili në këto ditë të nxehta verore digjet për ujë dhe ngulfatet nga papastërtia për shkak të keqmenaxhimit me këtë ndërmarrje publike komunale”, thuhet në reagimin e kësaj partie.
Kujtojmë se Komuna e Tetovës vazhdimisht përballet me problemin e mbeturinave dhe deponive ilegale.
- LEXO: Mbyllni hundët edhe sot, NPK premtoi se nesër do t’i pastrojë mbeturinat në Tetovë (VIDEO)
- LEXO: Ekskluzive: Policia Financiare ka hyrë në dy ndërmarrje publike të Komunës së Tetovës
- LEXO: Me vite injorohet “xhungla” me deponinë as 750 metra larg objektit të Komunës së Tetovës (VIDEO)
- LEXO: Pastërtia në Tetovë: Komuna thotë se ka shfrytëzuar 122 mijë euro fonde nga IPA për kosha dhe kamion plehrash
- LEXO: Pastërtia në Tetovë: Në vitin 2019 NPK-ja premton se do të furnizojë 200 kosha të rinj me kapakë
LEXO: Pastërtia në Tetovë: koshat e stërmbushur janë jofunksional dhe duhet të zëvendësohen (FOTO)
LEXO:Koshat e plehrave nuk pastrohen në kohë, NPK Tetova fajëson qytetarët që hedhin materiale ndërtimore
LEXO: “Tetova evropiane” e papastër, Ceka: I fotografojnë koshat e plehrave pak para se t’i mbledhim mbeturinat (FOTO)
LEXO: Tetova assesi të “lirohet” nga mbeturinat, edhe pika për ngarkim-shkarkim shndërrohet në deponi të egër (FOTO)