Site icon PORTALB

Shkëndija e falënderoi dhe e largoi trajnerin pas eliminimit nga garat evropiane, ditët në vazhdim pritet trajneri i ri

Shkëndija duke festuar, foto nga Facebook

Kampioni i Ligës së Parë në Futbollin e Maqedonisë së Veriut, Shkëndija ka eliminuar trajnerin Ernest Gjoka pas eliminimit nga garat evropiane, transmeton Portalb.mk.

“KF Shkëndija me këtë rast falemenderon Ernest Gjokën dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj për kontributin e dhënë në periudhën që ishin pjesë e kuqezinjëve, duke drejtuar skuadrën drejt titullit kampion i vendit në sezonin garues 2020/2021”, deklarojnë nga Shkëndija, duke sqaruar që bashkëpunimi është ndërprerë me pëlqimin e dyanshëm.

Shkëndija nga Tetova u eliminuar pas dy humbjeve nga ekipi Riga. Në sezonin e fundit Shkëndija u shpall kampion, ndërsa sezoni i ri pritet të fillojë javën e ardhshme.

Exit mobile version