Site icon PORTALB

Vjedhje në dy shtëpi në Çegran

Foto ilustruese

Foto ilustruese

Në mbrëmjen e së enjtes, dy grabitje kanë ndodhur në po aq shtëpi të fshatit Çegran. Në të dyja rastet, grabitësit kanë përdorur metodën e njëjtë. Me mjete të forta dhunshëm kanë hyrë brenda shtëpive nga ku të pavërejtur nga askush kanë grabitur valuta dhe gjësende të tjera që u kanë rënë ndër duar. Duke pas parasysh intervalin e njëjtë kohorë, dyshohet se persona të njëjtë kanë kryer të dyja grabitjet njofton Tv2.

Rasti i parë ka ndodhur rreth orës 19 dhe 22 në shtëpinë e personit me inicialet A.S (67 vjeç). Aty, persona deri tani të paidentifikuar nga organet e rendit, me dhunë kanë hapur derën hyrëse të shtëpisë nëpërmjet së cilës dhe kanë arritur të depërtojnë brenda ambienteve shtëpiake. 

Sipas TV2, Pasi kishin kontrolluar ambientet e brendshme, në njërën nga dhomat kanë marr 1000 denarë, 290 euro, si dhe 3 unaza dhe dy hallka dore prej ari. Të pa vërejtur nga askush, janë arratisur në drejtim të panjohur.

Po të njëjtën natë diku rreth orës 21 dhe 22, në shtëpinë e 60 vjeçarit me inicialet N.A nga fshati Çegran, persona të panjohur kanë hapur dhunshëm dritaren e banjos për të hyrë brenda shtëpisë. Pasi kishin kontrolluar gjitha ambientet e shtëpisë, kanë marr llaptop dhe një dvd. Ato kanë shfrytëzuar dritaren e kuzhinës së katit përdhes, për tu arratisur prej aty. Nga policia e Gostivarit njoftojnë se kanë dal në vendngjarje dhe pas ekspertizës së kryer në dy objektet në fjalë, punohet në identifikim e autorëve. /portalb

Exit mobile version