Presidenti Pendarovski paralajmëroi se nëse votohen ndryshimet e Kodit Zgjedhor, nuk do t’i nënshkruajë

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, paralajmëroi se nuk do t’i nënshkruajë ndryshimet në Kodin Zgjedhor, me të cilat kërkohen nënshkrime prej 2% nga votuesit e komunave për kandidatët e pavarur që të munden të marrin pjesë në zgjedhjet lokale, njofton Portalb.mk.

Pendarovski thotë se nëse këto ditë në Kuvend miratohen ndryshimet, ai nuk do t’i nënshkruajë, pasi që pamundësohet hyrja e subjekteve tjera në skenën politike.

“Nuk ka logjikë unë si president dhe organ më i lartë në shtet të kandidohem me 10.000 nënshkrime, a aq të duhen edhe për këshilltar në Qytetin e Shkupit. Rekomandimi i OSBE/ODIHR është deri më 1%. Nuk mundet që zgjedhjet të shpallen më 6 gusht, a dy ditë përpara asaj të miratohen ndryshimet”, tha Pendarovski.

Ai shtoi se ndryshimet përpara zgjedhjeve do t’i nënshkruante vetëm nëse ekziston konsensus i plotë, i cili për momentin nuk është.

Kryeministri Zoran Zaev më 27 korrik, duke njoftuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tha se nuk bëhet fjalë për marrëveshje midis LSDM-së, VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, por të gjitha partitë politike kanë marrë pjesë në përgatitjen e projektligjit dhe shtoi se në hartimin e këtyre ndryshimet ligjore janë respektuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR, përfshirë rekomandimin për unifikimin e pragut për dorëzimin e nënshkrimeve për listat e pavarura.

Një ditë më vonë, Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq tha se propozimi fillestar i Ministrisë së Drejtësisë ishte që pjesëmarrja të ishte 1 përqind, por për të, parti që ministri nuk donte t’i përmendëte dolën me propozime prej 3 përqind dhe 5 përqind nënshkrime të siguruara, të verifikuara në noter dhe të dorëzuara në KShZ, kështu që ishte arritur në 2 përqind.

Dje, kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski tha se dy përqind janë për shkak të kërkesës së partive në pushtet.

Ndërkohë, Komisioni për Antikorrupsion vlerëson se ndryshimet e propozuara të Kodit Zgjedhor për rritje të pragut të mbledhjes së nënshkrimeve për kandidatët e pavarur, janë korrupsion politik dhe shkelin sundimin e së drejtës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button