Site icon PORTALB

Bejta me mesazh të fundit votuesve para votimit të dielën

Kandidati për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta

Kandidati për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta

Sot para fillimit të heshtjes parazgjedhore kandidati i BDI-së për kryetar të Gostivarit Nevzat Bejta iu drejtua me një mesazh të fundit votuesve të kësaj komune.

“Vota është mekanizmi më i fuqishëm për të shprehur vullnetin tuaj, për të zgjedhur njerëzit që do t’Ju përfaqësojnë dhe që do t’u japin zgjedhje  problemeve që Ju shqetësojnë.  Më 7 prill ju do të vendosni për kryetarin e qytetit tnë 4 vitet e ardhshme, prandaj ju bëj thirrje që masivisht të dilni dhe të jepni vendimin tuaj përmes votës së lirë. Apeloj deri tek ju  për votim dinjitoz, demokratik dhe të qetë.
Me kënaqësinë më të madhe u shpreh mirëseardhje në vendlindje të gjithë mërgimtarëve që kanë vendosur të bëhen pjesë e këtij procesi kaq të rëndësishëm duke votuar kandidatin e tyre. Kjo pjesëmarrje dëshmon edhe një herë se mërgimtarët janë pjesë e pandashme e jona dhe e vendimeve tona.  Të dielën, më 7 prill,  ju do të jepni vendimin përfundimtar duke pasur të gjithë argumentat që ne ju kemi shpalosur gjatë fushatës zgjedhore. Ju keni mundësinë të zgjidhni në mes veprave dhe fjalëve, në mes punës dhe demagogjisë, në mes përkushtimit dhe premtimeve të parealizuara.
Kërkoj nga ju që të më jepni mbështetjen me votën tuaj duke më dhënë mandat që të jem në shërbimin tuaj dhe së bashku të ndërtojmë e t`i zgjidhim problemet e qytetit tonë”,deklaroi Bejta. 

Exit mobile version