Sot një grua 79 vjeçare nga Prilepi, rreth orës 12 e 40 është vetëdjegur në afërsi të rrugës magjistrale që lidh Prilepin me Manastirin.
Kalimtarët e rastit që kanë parë plakën se si është djegur e kanë njoftuar ndihmën e shpejtë.
Mjekët nuk kanë arritur ta shpëtojnë viktimën dhe është konstatuar vdekja e saj nga plagët e marra prej djegies.
Nga SPB në Manastir thonë se trupin e plakës e ka identifikuar vajza e saj. Shkaqet që kanë shtyrë plakën të digjet ende po hulumtohen nga policia