Site icon PORTALB

Ambasada e SHBA-së në Bagdad është sulmuar me raketa

Ambasada e SHBA-së në Bagdad

Ambasada e SHBA-së në Bagdad

Një sulm me raketa është ndërmarrë kundër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Bagdad, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmi u krye me dy raketa që ranë pranë ndërtesës së ambasadës amerikane, e cila ndodhet në Zonën e Gjelbër në Bagdad, një zonë ku ndodhen institucionet shtetërore dhe ambasadat e shumta të huaja dhe misionet diplomatike, njoftuan mediat irakiane.

Shpërthimet dëmtuan makinat e parkuara në rrugë, ndërsa ende nuk ka informacione për viktima të mundshme.

Qeveria irakiane ende nuk është prononcuar lidhur me sulmin me raketa.

Sulmet ndaj objektivave amerikanë në Irak kanë qenë të shpeshta kohët e fundit. Prapa sulmeve pretendohet se qëndrojnë grupet e milicisë shiite të afërta me Iranin.

Exit mobile version