Site icon PORTALB

Shkencëtarët amerikanë pretendojnë se Kina po ndërton një bazë raketash bërthamore

Ilustrim, Foto: Flickr

Shkencëtarët amerikanë pretenduan se Kina ka krijuar një bazë në perëndim të vendit ku mbahen raketa bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në raportin e Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë të (FAS), në lajmin e BBC-së thuhet se fusha e raketave bërthamore me rreth 110 njësi silosi, është në ndërtim e sipër, sipas imazheve satelitore nga provinca Xinjiang e Kinës.

Kjo thuhet se është fusha e dytë e tillë e ndërtuar në Kinën perëndimore në dy muajt e fundit.

Gazeta Washington Post muajin e kaluar njoftoi se 120 njësi silosi u panë në fushën e shkretëtirës në rajonin Yumen të provincës Gansu.

Sipas raportit të FAS, deponia e re në rajonin Hami, e vendosur afërsisht 380 kilometra në veriperëndim të Yumen-it, është në ndërtim e sipër.

Teksa SHBA-ja dhe Rusia po përgatiten për negociata mbi kufizimin e armatimit global, Kina deri më tani nuk ka marrë pjesë në negociata për kontrollin e armëve.

Komanda e Forcave Strategjike të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së shprehu shqetësimet e saj në lidhje me raportin në postimin e tyre në Twitter.

Pentagoni vitin e kaluar njoftoi se Kina ka një rezervë prej më shumë se 200 koka bërthamore dhe synon të paktën dyfishimin e tyre.

Gjithashtu thuhet se SHBA-ja ka rreth 3.800 koka bërthamore.

Exit mobile version