Apeli e ktheu në rigjykim rastin “Titanik 3”, janë shfuqizuar dënimet me burg për Ejup Alimin dhe Ismet Gurin

Gjykata e Apelit ka miratuar vendim në lidhje me lëndën “Titanik”, në të cilën i ka miratuar ankesat e të akuzuarve Ismet Guri dhe Ejup Alimi dhe e ka shfuqizuar aktgjykimin e shkallës së parë, sipas të cilit më 31 mars të viti 2020, u dënuan me nga 3 vjet e gjysmë burg për parregullsi zgjedhore, njofton Portalb.mk.

“Nga seanca e mbajtur më 12.07.2021, është miratuar vendim me të cilën i ka miratuar ankesat e të akuzuarve I.G. dhe E.A., të deklaruara nëpërmjet mbrojtësve të tyre, me çka është shfuqizuar aktgjykimi i shkallës së parë dhe është kthyer lënda përpara Gjykatës Penale në rigjykim”, thuhet në kumtesën e Gjykatës së Apelit.

Funksionarët e BDI-së, sipas akuzës së ngritur nga ish Prokuroria Speciale Publike, janë ngarkuar për parregullsi zgjedhore në Çair në zgjedhjet lokale të mbajtura në vitin 2013.

Procedura gjyqësore për “Titanik 3” paraprakisht dy herë është kthyer nga fillimi. Pasi që gjykatësja Olja Ristova në mars të vitit 2019-të u përjashtua nga ky rast, në vend të saj erdhi gjykatësja Marija Kletniçka. Përfaqësues e akuzës kanë qenë prokurorët Fatime Fetai dhe Gavril Bubevski.

Fetai në fillim të gjykimit ka deklaruar se të akuzuarit Ejup Alimi dhe Ismet Guri nga BDI, të udhëhequr nga etja partiake dhe personale për pushtet politik, me dhunë duke mos zgjedhur mjete kanë ndikuar mbi rezultatet zgjedhore në vitin 2013 në Komunën Çair. Sipas saj, të akuzuarit, të pakënaqur nga rezultatet zgjedhore të partisë së tyre, me tendencë kriminele e kanë falsifikuar vullnetin zgjedhor të qytetarëve të komunës Çair.

Alimi dhe Guri i kanë mohuar akuzat e Prokurorisë dhe janë deklaruar se nuk janë fajtorë për veprat që ngarkohen.

Akuzën e plotë të rastit mund ta lexoni: KËTU

  • LEXO KËTU PËR MË SHUMË RRETH RASTIT – “TITANIK 3

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button