Komisioni Evropian në mes të korrikut të këtij viti shpalli Strategjinë më të re për pyjet në Bashkimin Evropian (BE) deri në vitin 2030, me të cilën planifikohen të mbillen 3 miliardë drunj të rinj në territorin e saj në dy dekadat e ardhshme. Drunjt janë thithësi kryesor i dioksidit të dëmshëm të karbonit, përmes procesit të fotosintezës, dhe kështu dot kontribuojnë drejtpërdrejt në zvogëlimin e ndryshimeve klimatike, transmeton Portalb.mk.
Në dokumenti strategjik të publikuar të BE -së thuhet se aktualisht përqindja e zonave pyjore dhe pyjeve është 43.5% e sipërfaqes së përgjithshme të të gjitha shteteve anëtare, ndërsa drinjt janë faktor vendimtar për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të BE -së.
“Pyjet janë aleati natyror në përshtatjen dhe luftimin e ndryshimeve klimatike dhe do të luajnë rol kyç në bërjen e Evropës kontinentin e parë neutral ndaj klimës deri në vitin 2050”, thuhet në Strategjinë për pyje të Bashkimit Evropian.
Në dokument shtohet se mbjellja e drunjëve të rinj do të ndihmojë në arritjen e zvogëlimit të planifikuar të emetimeve të gazeve serë me të paktën 55% në vitin 2030. Plani ambicioz i BE-së është që të përdorë burimet ekzistuese pyjore dhe të mbjellë pemë të reja, së bashku me masat e tjera të planifikuara, për të arritur qëllimin e caktuar – eduktim prej 310 milion ton dioksid karboni të lëshuar në atmosferë.
Emetimet e gazeve serë kontribuojnë në rritjen e temperaturave mesatare të ajrit, e cila nga ana e tij çon në thatësira, katastrofa të motit dhe dëme të mëdha të matura në viktimat njerëzore dhe humbje financiare. Ndryshe nga sektorët e tjerë (proceset industriale, energjia, bujqësia dhe mbeturinat), vetëm pylltaria është sektor i cili, nëse pyjet nuk shkatërrohen, kontribuon në zvogëlimin e emetimeve totale të dioksidit të karbonit në atmosferë.