Site icon PORTALB

RMV, për shkak të valës së të nxehtit, qeveria rekomandoi që të moshuarit dhe gratë shtatzëna të lirohen nga puna

Moti sot, Shkup

I gjithë territori i Republikës së Maqedonisë në pesë ditët e ardhshme do të preket nga temperaturat e larta (nga 29.07-01.08.2021-e enjte deri të dielën) dhe do të futet në fazën portokalltë dhe për këtë arsye vlejnë rekomandimet e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, për zvogëlimin e rreziqeve nga temperaturat e larta për personat që ndodhen në ambient të hapur, në shtëpi, në punë, rreth liqeneve, lumenjve dhe pishinave ose në male, njoftuan nga Ministria e Shëndetësisë sipas informacioneve të marrë nga meteo-alarmi i Entit për Punës Hidrometeorologjike, transmeton Portalb.mk.

Siç shprehen nga MSh, sipas informacionve të EPH-së duke filluar nga e enjtja (29 korrik 2021), gjashtë rajonet e Republikës – Shkupit, Osogovë-Maleshevë, në jug të Vardarit, Pellagonisë dhe Ohrit-Prespës do të hyjnë në fazën portokalli, gjatë së cilës situata e Vala e nxehtësisë fillon të jetë e vlefshme në të gjithë territorin e Republikës, dhe në përputhje me rekomandimet përkatëse të Qeverisë nga e enjtja deri të dielën (29.07-01.08.2021) janë të vlefshme rekomandimet e mëposhtme:

Ndërkohë, siipas informacioneve të marra, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut vendosi:

Nga Ministria e Shëndetësisë kujtojnë popullatën se gjatë gjithë periudhës së verës duhet t’i respektojë masat e përgjithshme për mbrojtjen e shëndetit, siç janë:

Për shkak të temperaturave të larta dhe rritjes së mundësisë së helmimit nga ushqimi dhe sëmundjeve infektive të zorrëve, vlejnë rekomandimet:

Ministria e Shëndetësisë informon se institucionet shëndetësore janë të gatshme me një numër të mjaftueshëm të kapaciteteve (njerëzore, hapësinore) dhe terapi të barnave për trajtimin e mundshëm të ndonjë numri të shtuar të persona e me efekte të dëmshme në shëndet nga temperaturat e larta.

Gjithashtu, nëse është e nevojshme dhe në baza ditore, Komisioni për monitorimin e efekteve nga temperaturat e larta në Ministrinë e Shëndetësisë do të propozojë masa dhe aktivitete për të minimizuar këto rreziqe, veçanërisht për kategorinë më të prekshme të qytetarëve në ditët në vijim.

Exit mobile version