Site icon PORTALB

Nën ujë e gjithë fusha prej Ohrit deri në Strugë

Janë vërshuar fusha të tëra ndërmjet Ohrit dhe Stugës

Janë vërshuar fusha të tëra ndërmjet Ohrit dhe Stugës

Janë formuar dhjetëra “liqene” të vogla në hapësirën ndërmjet Ohrit dhe Strugës, ndërsa uji ka mbuluar fusha dhe vreshta të tëra. “Liqenet” me ujë fillojnë nga lagja Daljan dhe përfundojnë në fushën e Strugës, informon portali Ohrid1.

Te mbikalimi në Podmolje thjesht është krijuar një liqen. 

Në bazë të informatave të para dy ditëve, niveli i liqenit ishte 21 centimetër mbi kuotën maksimale të lejuar, ndërsa në të njëjtën kohë vendi për uljen e nivelit të lumit Drini i Zi nuk është hapur plotësisht. /Portalb

Exit mobile version