Zaev: Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor

Kryeministri, Zoran Zaev tha se është e konfirmuar që data për mbajtjen e zgjedhjeve mbetet e njëjtë, përkatësisht më 17 tetor, edhe përkrah dilemave që regjistrimi përkon me fushatën e zgjedhjeve lokale. Ai vlerëson se është e mundur që regjistrimi të përfundojë edhe më herët nga afati i fundit, transmeton Portalb.mk.

“Data sipas propozimit të grupeve punuese në të cilat marrin pjesë të gjitha partitë politike është i 17-ti, përkatësisht nuk ka ndryshim të datës që është përcaktuar në vet Kodin Zgjedhor edhe deri më tani. Kishte dilema për shkak se tre ditë të regjistrimit përkojnë me fushatën, por në fund u vendos se tre ditët nuk ndryshojmë asgjë, regjistrimi është aktivitet i cili mbaron gjatë ditës, fushatat zhvillohen në mbrëmje. Në fakt, regjistrimi çdoherë eshtër mbajtur 20 ditë, kësaj radhe janë përcaktuar 30 ditë, mund me të vërtetë të mbarojë më herët. Ka mjaft kohë, nuk ka nevojë  nga çfarë do lloj ndryshimi të datës së zgjedhjeve”, tha Zaev.

Ai tha se, propozimi për pragun e dorëzimit të listave të pavarura është 2 përqind nga numri i përgjithshëm i votuesve.

“Nëse komuna ka 10,000 votues, duhen 200 nënshkrime që të dorëzohet listë e pavarur. Nëse ka 50,000 votues, duhet 1000 nënshkrime që të dorëzohet listë e pavarur”, tha Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button