Site icon PORTALB

Ka ndryshuar BDI, thotë Zaev i cili para 5 viteve e quante pjesë të regjimit dhe të zhytur në korrupsion

Zoran Zaev duke publikuar "bombat"

Zoran Zaev duke publikuar "bombat"

Kryeministri Zoran Zaev vlerëson se partia BDI ka bërë ndryshime të dukshme dhe për atë, ashtu siç tha, janë në koalicion i cili fiton dhe do të garojnë bashkë në zgjedhjet lokale. Në pyetje gazetareske se pse e mbështet BDI-në, edhe pse me vite ka thënë se janë pjesë e regjimit, Zaev tha se ai që fiton duhet që të qëndrojë në koalicion, njofton Portalb.mk.

“Ne jemi koalicion qendror, në Parlament, Qeveri dhe në komuna. Dhe funksionojmë. Një pjesë e madhe e ndryshimeve në BDI që kanë ndodhur në tërë këtë periudhë janë të dukshme, një pjesë për veten e tyre, një pjesë atë që janë partnerë me LSDM-në dhe me partnerë tjerë të koalicionit dhe definitivisht pragmatizmin në koalicione e bëjmë për shkak të udhëzimeve nga vetë qytetarët. Ai që fiton, arrin të realizojë dhet të mbetet në ofertën e përbashkët dhe për atë bashkë do të garojmë. Thash, kryesisht në raundin e parë ku është e mundshme, diku në raundin e dytë, a diku mund të ndodh që LSDM dhe BDI të kenë kandidat të përbashkët edhe në rrethine dytë. Kështu që, koalicionet do të bëhen edhe pas mbarimit të zgjedhjeve. Njëkohësisht, koalicionin e rrumbullakojmë edhe me BESË-n edhe me PDSH-në, por edhe me partitë tjera të partnerëve të koalicionit. Po bëjmë një koalicion të bukur multietnik”, tha Zaev.

Por, çfarë kishte deklaruar 5 vite më parë Zoran Zaev, kur asokohe ishte në opozitë, ndërkaq BDI-ja në pushtet me VMRO-DPMNE-në e Nikolla Gruevskit?

Në qershor të vitit 2015-të, kur LSDM-ja vazhdonte me publikimin e materialeve të përgjuara, t ë ashtuquajtura “bomba”, Zoran Zaev, një “palë” biseda i quajti “fytyra e vërtetë e BDI-së”. Ai akuzoi se funksionarët e BDI-së janë të zhytur në korrupsion.

 

Madje, asokohe Zaev ka deklaruar se BDI nuk del nga koalicioni me VMRO-në sepse kreu i kësaj partie (Ali Ahmeti) është zhytur në korrupsion.

Exit mobile version