Komiteti për trashëgimi kulturore i UNESKO-s në sesionin e tij të 44-të, i cili po mbahet në Fuxhu (Republika Popullore e Kinës), solli vendim që Trashëgimia kulturore dhe natyrore e Rajonit të Ohrit të mos vendoset në Listën e trashëgimisë botërore në rrezik, njofton Portalb.
Ministrja e Kulturës Irena Stefoska vlerësoi se me këtë vendim është njoh dhe u respektua progresi i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së vlerës së jashtëzakonshme universale të Rajonit të Ohrit.
“Me këtë vendim, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë u zotuan që të miratojnë plan të përbashkët strategjik për rehabilitim të Rajonit dhe në mënyrë plotësuese ta ngrisin nivelin e mbrojtjes bilaterale dhe menaxhimit me trashëgiminë botërore. Të dy vendet marrin më shumë kohë që t’i realizojnë rekomandimet të cilat dalin nga monitoring misionet reaktive dhe vendimet e Komitetit”, theksoi sot ministrja e Kulturës dhe kryetare e Komisionit kombëtar të UNESKO-s, Irena Stefoska.
Ajo porositi se ky vendim është momenti i fundit, alarmi i fundit që të intensifikohen aktivitetet e të gjithë palëve të tanguara me qëllim që të ruhet statusi i Rajonit të Ohrit.
Krahas bashkëpunimit të përforcuar konkret me Shqipërinë, në periudhën që pason, Stefoska thotë se e përforcojmë bashkëpunimin dhe koordinimin me Qendrën për trashëgimi botërore dhe trupa këshilldhënës të UNESKO-s, si dhe me Bashkimin Evropian dhe të gjithë partnerët e tjerë strategjik me qëllim të rehabilitimit adekuat dhe menaxhim me Rajonit e Ohrit-Strugës.
Ndërsa, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini ka falënderuar Komitetin e UNESKO-s që ka njohur përpjekjet dhe ka miratuar amendamentin e propozuar i cili miraton një periudhë shtesë për përfundimin e punës së filluar dhe zbatimin e plotë të rekomandimeve të marra.
“Veçanërisht falënderoj Bosnjën dhe Hercegovinën dhe Federatën Ruse për mbështetjen e tyre në këto përpjekje, si dhe delegacionet e Kinës, Arabisë Saudite, Hungarisë dhe Spanjës. Gjithashtu, shpreh falenderim për kolegët e mi australianë dhe norvegjezë për këshillat dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme miqësore”, ka theksuar ai.
Jemi të kënaqur që Liqeni i Ohrit dhe rajoni, potencoi Nuredini, do të kenë mundësinë për të ruajtur statusin e tyre dhe në afatin e dhënë shtesë do të kemi kohë për të përfunduar mbrojtjen e kësaj trashëgimie të mahnitshme natyrore dhe kulturore botërore.
“Megjithatë, kjo nënkupton përgjegjësi shtesë, andaj tani është koha që me të vërtetë të punojmë të gjithë së bashku dhe të sigurohemi se nuk do të gjendemi në një situatë si kjo në të ardhmen. Prandaj, i ftoj të gjithë palët, sektorin privat, vetëqeverisjen lokale, të gjitha organizatat e shoqërisë civile, të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë në mbrojtjen e liqenit dhe të gjithë rajonit”, ka thënë ministri Nuredini.
- LEXO: RMV, UNESKO sot do të vendosë për Ohrin
- LEXO: UNESKO e anuloi vendimin për vendosjen e Ohrit në listën e trashëgimive botërore të rrezikuara
- LEXO: Organizatat ekologjike maqedonase dhe shqiptare thirrje Komitetit të UNESCO-s
- LEXO: UNESCO propozoi që rajoni i Ohrit të vendoset në listën e trashëgimisë botërore në rrezik
- LEXO: Euroambasadori Geer porositi ministren e Kulturës: Ndërtimet ilegale në bregun e Liqenit të Ohrit duhet të largohen dhe të ruhet statusi i UNESCO-s
- LEXO: Mos-mbrojtja e Liqenit të Ohrit në Shqipëri e Maqedoni, rrezikon statusin në UNECSO
- LEXO: RMV, Nuredini: Nuk duhet të lejojmë të gjendemi në listën e pasurisë së rrezikuar
- LEXO: Në pritje të Raportit përfundimtar nga UNESCO për rajonin e Ohrit, në Ohër po rregullohet bregu i liqenit
- LEXO: UNESCO me kritikë prej 125 faqesh: Liqeni i Ohrit në një pikë pa kthim?
- LEXO: Fronti 21/42: Menaxhimi i Trashëgimisë botërore në rajonin e Ohrit është tregues i Qartë se nuk ka sundim të ligjit
- LEXO: Kryeministri Zaev zhvilloi takim me tre kryetarët e komunave për të ruajtur statusin e Liqenit të Ohrit
- LEXO: Struganët kanë të drejtë të ndërtojnë dhe të legalizojnë, atë që e kërkon UNESCO është e papranueshme, thotë Merko
- LEXO: RMV, Komisioni Kombëtar me propozime drejtuar Qeverisë në lidhje me gjendjen në rajonin e Ohrit
- LEXO: RMV, OJQ-t kërkojnë përfshirje në përgatitjen e Raportit për rajonin e Ohrit që do t’i dërgohet UNESCO-s